Messi i befason të gjithë, zbulon të ardhmen: “Më ka pëlqyer shumë”

3 Qershor 2023
19:41
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga PSG.

“Jam i lumtur që pata mundësinë të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu të luaja për këtë ekip përkrah lojtarëve kaq të mëdhenj.

“Dua të falënderoj klubin për eksperiencën dhe mundësinë e madhe që më dhanë për të luajtur në Paris”, tha Messi në një intervistë për ESPN.

Lionel Messi ka luajtur 74 ndeshje për Paris Saint-Germain në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 32 gola në dy sezone.

Më herët u raportua se Messi mund të vazhdojë karrierën e tij në klubin amerikan Inter Miami, skuadrën Al-Hilal nga Arabia Saudite ose të kthehet te Barcelona.

Në avantazh duket se është skuadra e Arabisë Saudite që përflitet se i ka ofruar argjentinasit një kontratë dyvjeçare me 400 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që merr Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit