Messi i vendos kushte Barcelonës për rinovim, duhet të afrojnë patjetër një lojtar!

18 Nëntor 2019
15:20
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona është në ankth, pasi Lionel Messi nuk ka rinovuar ende dhe kontrata e tij skadon në qershor. Argjentinasi po bisedon me drejtuesit e klubit, pasi në krye të negociatave është vetë presidenti Bartomeu. Kreu i klubit po flet me agjentët e Messit dhe po mundohen të dakordësohen për pika të ndryshme në kontratë. 

Ai duhet t’i plotësojë një kërkesë të kushtueshme argjentinasit. Messi do Neymarin në Camp Nou dhe Bartomeu duhet t’i plotësojë kërkesën për të rinovuar me më të mirin e historisë së Barcelonës. 

Një ide e tillë sjell probleme të tjera, pasi rikthimi i Neymarit nxjerr jashtë loje Antonie Griezmannin. Francezi u ble për 110 milionë euro dhe deri tani nuk ka arritur të lërë gjurmë në Camp Nou. Ai mund ta pësojë nga afrimi i Neymarit. Marrëdhënia e tij me kapitenin e Barcelonës është krejtësisht e krisur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit