Messi, ja plani i “çmendur” i Guardiolës për ta marrë te Manchester City

24 Nëntor 2020
14:45
Alfred Lleshi

Në Angli ata janë të sigurt, Guardiola dhe Manchester City i tij dëshirojnë Leo Messin me çdo kusht. Rinovimi i kontratës së trajnerit spanjoll deri më 2023 me “qytetarët” është një konfirmim i mëtejshëm i dëshirës për ta sjellë yllin argjentins në “Etihad”. Siç dihet, kontrata e numrit 10 të Barcelonës skadon në qershor të vitit 2021 dhe rinovimi nuk duket të jetë aq afër. Në fund të sezonit, një “ankand” botëror mund të zhvillohet për të. Konkurrentët kryesorë të Manchester City mund të ishin PSG dhe Inter.

Shtypi britanik flet për një ofertë vërtet të çmendur, për ta bindur Leo të transferohet në Manchester. Lojtari i Barcelonës nga 1 janari 2021 është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër. Fenomeni argjentinas do të propozohej, pasi të mbarojë përvojën në “Etihad”, për ta vazhduar karrierën e tij te New York City FC në MLS, ose te Melbourne City në Australi, Një alternativë tjetër është Yokohama F Marinos në Japoni. Për më tepër, sipas asaj që raporton “Times”, një rol si ambasador i klubit do të jetë gati për Messin, pasi karriera e tij si futbollist të mbyllet përfundimisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit