Messi kombinon O’Ney dhe nuk fal, PSG i mjaftojnë 5 minuta kundër Lyon (Pamjet)

18 Shtator 2022
20:59
Denis Hakanaj
back button

Është zhbllokuar shumë shpejt ndeshja e madhe e Ligue 1 mes Lyon dhe Paris Saint-Germain, e vlefshme për javën e tetë të kampionatit francez.

Ka qenë Lionel Messi që ka kaluar në avantazh miqtë me një finalizim të bukur pas një asisti të marrë nga Neymar.

Pleshti është futur në zonën  e rreptësisë dhe ka mposhtur portierin kundërshtar me një të majtë të saktë dhe të bukur.

Ky ka qenë goli i katër për ish-yllin e Barcelona-s në këtë sezon të kampionatit francez, ndërsa për O’Ney ka qenë asisti numër shtatë në këtë kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit