Messi kthehet në Camp Nou: Sa më mungonte…

6 Qershor 2020
22:22
Denis Hakanaj
back button

Pret me padurim që të kthehet në fushën e lojës dhe të përballet me kundërshtarët. Ka shumë dëshirë të përkëdhelë topinmbi atë bar dhe të mahnisë një publik që vazhdon ta duartrokasë nga larg.

Lionel Messi do të përballet me Mallorca-n dhe do të jetë në dispozicion të Quique Setien. Ka hedhur dëmtimin pas krahëve dhe është kthyer të punojë në fushë.

Pleshti ka shprehur gjithë gëzimin për kthimin në Cma Nou me një mesazh të postuar në rrjetet sociale:

“Sa më mungonte… Sa dëshirë kam të kthehem të luaj këtu”, ka shkruar Leo në Instagram.

Pas Mallorca-s, me 16 qershor, do të mund ta bëjë kundër Legane-s, në ndeshjen e parë që Barça do të luajë në shtëpi pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit