Messi-Lewandowski, beteja e zjarrtë e 8 “Këpucave të Arta” në Botërorin e Katarit

30 Nëntor 2022
9:54
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski qau si fëmijë. Ai u hodh në tokë dhe mbuloi fytyrën për të fshehur grimasën nag kamerat, tejet i emociinuar nga gëzimi që shënoi golin e tij të parë në një Kupë Bote. Polaku është 34 vjeç, një burrë i qetë, i rregullt derisa emocionet kontrollojnë arsyen dhe lotët bëhen mënyra më e mirë për të shprehur gëzimin dhe çlirimin.

Leo kishte nevojë të përqafonte shokët e tij të skuadrës dhe të vraponte, pothuajse në pafundësi. Ai vrapoi duke bërtitur një “vaaaaaaamoooossss” që shërbeu për të mposhtur fantazmat, të cilat kishin fluturuar mbi Albiceleste që nga disfata kundër sauditëve në debutim.

Messi festoi golin zhbllokues ndaj Meksikës duke parë tribunat dhe më vonë në dhomat e zhveshjes këndoi atë këngë që mësoi pas fitimit të Kupës së Amerikës. Leo është 35 vjeç. I pjekur, introvert derisa vesh fanellën e Albiceleste, i sigurt. Ata nuk janë aq të ndryshëm.

Leo i fitoi shtatë “Topat e Artë” të strehuar nga madhështia e një Barcelone që gjithmonë përpiqej ta rrethonte me futbollistët më të mirë në botë. Leo mblodhi deri në gjashtë “Këpuca të Arta” europiane, duke dëshmuar çdo vit se askush nuk do të arrinte të shënonte më shumë gola se ai. Ajo Barça e mrekullueshme i dha të gjitha lehtësitë në botë.

Një tjetër gjë ishte skuadra Albiceleste. Robert-it iu desh të priste që Leo të largohej nga zemra e klubit blaugrana për të marrë dy “Këpucët e Arta” evropiane si golashënuesi më i mirë i kontinentit, gjithashtu të priste që argjentinasi të mos vishej më blaugrana për të fituar “The Best”, çmim që shpërblen më të mirin lojtar të botës.

Kur nënshkroi për Barçën, Robert e bëri këtë duke menduar se do të ishte me këtë fanellë që do të fitonte “Topin e Artë” të parë, trofe që iu mohua më 2020 kur bëri “tripletë” me Bayernin dhe vitin e ardhshëm, kur “France Football” vendosise Leo ishte më i mirë se ai.

Ata të dy nuk janë përballur asnjëherë me kombëtaret respektive. Marrëdhënia mes tyre u përkeqësua kur Leo kuptoi, kur mori “Topin e Artë” të tij të fundit, që Lewandowski e meritonte atë, por më vonë nuk e votoi si “The Best”, duke preferuar shokët e tij të klubit Mbappé dhe Neymar, përveç Benzema.

Me siguri Robert e kupton që golat dhe titujt e tij meritonin më shumë njohje, se futbolli i tij mund të mos jetë aq i shkëlqyer sa ai i Messit, por kontributi në suksesin e Bayernit të pandalshëm ishte vendimtar.

Messi ka tetë gola me kombëtaren në Kupat e Botës, 22 ndeshje me Argjentinën në Botëror, po aq sa edhe Maradona, rekord që do të thyhet sonte nga “10” e Albiceleste. Lewandowski është barazuar me Pelen në 77 gola me kombëtaren dhe nëse shënon sonte do ta kalojë “O’Rey”.

Messi nuk është thjesht një golashënues, por futbollisti që tërheq dhe angazhon lojën e Albiceleste. Ai është defibrilatori i një skuadre që jeton me futbollin, që futet çdo ditë në një slitë emocionesh. Robert është golashënues. Ai është specialist golash.

Dhe me karakterin e tij fitues, polakët besojnë të shkojnë në 16-she. Nuk është vetëm Messi kundër Lewandowskit, por t’i shikosh ata në të njëjtën lojë është si të ulesh rehat në divan. Me kokoshka në duar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit