Messi më keq se Casemiro, një statistikë dënon Pleshtin

23 Janar 2021
17:25
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi ka bërë më keq se Casemiro.

Këtë e thotë Sport, që ka krahasuar numrin 10 të Barcelona-s me numrin 14 të Real Madrid për një statistikë të veçantë.

Pleshti ka marrë kartonin e tij të parë dhe të vetëm të kuq me fanellën e Barcelona-s në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao-s.

I kuqi direkt ka ardhur në kohën shtesë pasi ka goditur një kundërshtar.

Ç’lidhje ka Casemiro? Braziliani, edhe pse është një mesfushor mbrojtës, ka marrë të njëjtin numër kartonësh të kuq me fenomenin argjentinas.

Megjithatë, duhet thënë se Messi ka bërë edhe më keq se lojtari i madrilenëve.

I vetmi karton i kuq i marrë nga Casemiro ka ardhur për shkak të dy kartonëve të verdhë të marrë në marsin e 2019-ës kundër Valladolid, e fituar gjithsesi nga Blancos.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit