Messi, Morata dhe….; a jeni dakord me top-formacionin e xhiros së parë të Champions-it?!

22 Tetor 2020
13:05
Alfred Lleshi
back button

Xhiroja e parë e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve (2020-2021) përfundoi me këtë top-formacion ideal, përftuar nga të dhënat (statistikat) e “SofaScore” për secilin futbollist dhe rol, si dhe notat e vlerësimit. Ky raund nuk filloi mirë për të gjithë të mëdhenjtë, megjithatë, Barcelona, ​​Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United i fituan ndeshjet e tyre. Si rezultat, disa nga lojtarët e tyre u përfshinë në 11-shen ideale të ditës së parë të Champions-it.

Matvei Safonov
Portieri i Krasnodar, me 6 pritje, ishte thelbësor në barazimin e ekipit të tij kundër Rennes, jashtë shtëpie. Në fakt, skuadra ruse aktualisht është e para në grupin E, me Rennes të dytin, Chelsea të tretin dhe Sevilla të fundit.

Juan Cuadrado
Kolumbiani, duke vepruar si krah i djathtë, dha asistin për golin e dytë të Álvaro Morata ndaj Dinamo Kiev. Juventusi fitoi 2-0 në Ukrainë. Italianët zënë vendin e dytë në grupin G, të udhëhequr nga Barcelona dhe të mbyllur nga Dinamo Kiev e Ferencvaros.

Fabinho
Mesfushori i Liverpool do të jetë njeriu që do të zërë vendin e Van Dijk, të dëmtuar, në qendër të mbrojtjes për pjesën e mbetur të sezonit. Dhe në “Anfield” janë të qetë. Lojë e shkëlqyeshme nga braziliani, i cili ishte i gjithëpranishëm në krejt veprimet sulmuese të Ajaxit dhe më shumë se i përmbushur në qendër të prapavijës së kuqe. 8 duele të fituara, 4 topa të rikuperuar dhe një normë suksesi 85% në pasime. Liverpool është i dyti në grupin D, i udhëhequr nga Atalanta, me Ajax të tretin dhe Midtjylland të katërtin.

Cristian Romero
Mbrojtësi qendror argjentinas i Atalantës, përveçse mbajti një hapësirë ​​të pastër ndaj Midtjylland, ndihmoi Duvan Zapata për të hapur rezultatin. Të besuarit e Gasperini vazhdojnë të mahnitin Europën me futbollin e tyre dhe, pas startit 4-0 në transfertë, ata shihen si favoritë, së bashku me Liverpool, për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Angeliño
RB Leipzig e filloi mirë këtë Champions, duke mundur Basaksehir 2-0. Merita kryesore shkon për mbrojtësin e majtë, spanjollin Angeliño, i cili me dy gola vulosi fitoren dhe lidershipin për ekipin gjerman.

Christopher Nkunku
Ai kontribuoi gjithashtu në fitoren e RB Leipzig. Francezi Nkunku dha një asist për Angeliño, por ishte shumë i rëndësishëm në radhët e ekipit gjerman, që të vuloste përfundimisht fitoren pas 20 minutash lojë. Gjermanët kryesojnë Grupin H, përpara Manchester United, PSG dhe Istanbul Basaksehir.

Zlatko Junuzovic
Mesfushori austriak i RB Salzburg ndihmoi me një gol, për të barazuar rezultatin kundër Lokomotiv Moscow. Skuadra e Jesse Marsch është e treta në Grupin A, me Bayern Munich kryesues, Lokomotiv të dytën dhe Atlético Madrid të fundit.

Bruno Fernandes
Portugezi është ende në formë të shkëlqyeshme dhe nuk gaboi nga penalltia, të paktën në gjuatjen e dytë (u përsërit nga gjyqtari). Me stilin e tij të veçantë, Bruno Fernandes ishte menaxhuesi i lojës së “Djajve të Kuq”, të cilët fituan përsëri kundër PSG në Paris.

Leo Messi
Argjentinasi debutoi me Barçën në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve. Ai shënoi penalltinë e fituar vetë. Së bashku me Ansu Fati ishte më i miri i ekipit. Messi, madje kishte kohë për t’i dhënë një assist Ousmane Dembélé në minutat e fundit të lojës. Katalanasit kryesojnë grupin G dhe do të përballen me Juventusin në ndeshjen e ardhshme.

Alvaro Morata
Gjithçka funksionon për spanjollin me ekipin bardhezi. Juventusit nuk i ka munguar Cristiano Ronaldo, sepse me dopietën e spanjollit, skuadra e Andrea Pirlos mundi Dinamo Kiev në shtëpi.

Kingsley Coman
Jeta vazhdon njësoj për Bayern Munich. Bavarezët  shfaqën mjaft të fortë, duke mundur 4-0 Atlético Madrid. Dopietë dhe një asist nga francezi. Përveç kësaj, goli i dytë i Coman ishte i shkëlqyeshëm, në stilin më të pastër të Leo Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit