“Messi nuk e meritonte Topin e Artë”, Kroos: Ja kush duhej ta fitonte

30 Nëntor 2021
14:57
Denis Hakanaj
back button

Toni Kroos nuk ka qenë i kënaqur me Topin e Artë të fituar nga Leo Messi.

Gjermani i Real Madrid e ka shprehur pakënaqësinë e tij në podcast-in e vëllait të tij.

“Topi i Artë i fituar nga Messi nuk është aspak i merituar. Nuk ka dyshime që Messi, bashkë me Cristiano Ronaldo-n, ka qenë lojtari i dhjetëvjeçarit të fundit, por këtë vit duhej të kish te të tjerë para tij për këtë trofe”, ka thënë Kroos.

Mesfushori nuk ka dyshime se kush duhej të kishte fituar trofeun:

“Për mendimin tim, Karim Benzema do të kishte qenë numri një nëse do të vlerësohej me të vërtetë lojtari më i mirë individual i vitit të kaluar, sepse mund ta shikoj nga afër sa i jashtëzakonshëm është.

“Kur shikoj sa gola vendimtarë ka shënuar Cristiano kohët e fundit – Manchester United është akoma në Champions League falë tij, atëherë Ronaldo duhej të kishte dalë para tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit