Messi & Ronaldo rrezikojnë për herë të parë pas 15 vitesh

21 Shkurt 2019
18:54
back button

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndodhen në një territor të panjohur teksa për momentin e ardhmja e tyre në Champions League është në dyshim. 

Juventus u mposhtu 2-0 nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8-ave ndaj Atletico Madrid teksa Barcelona  nuk arriti të shënonte jashtë fushe ndaj Lyon të martën gjatë barazimit 0-0. 

Nëse të dy do të eliminohen nga kompeticioni, do të ishte hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të mungonin në çerekfinalet e Champions League që prej sezonit 2004/05. 

Gjatë atij sezoni, Ronaldo ishte akoma te Manchester United dhe u eliminua nga Milan, që eventualisht fitoi trofeun. 

Messi akoma nuk ishte kthyer në një lojtar kyç te Barcelona e Frank Rijkard gjatë atij sezoni. 

Ai bëri vetëm një paraqitje në Champions League atë sezon dhe ajo erdhi ndaj Shakhtar Donetsk në grupe. 

Barcelona është mposhtur nga Chelsea 5-4 pas dy ndeshjeve. Ronaldo dhe Messi kanë akoma shanse për t’u kualifikuar, por do të jetë tepër e vështirë, sidomos për portugezin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit