Messi sërish jashtë skuadrës, ndaj Sevilla-s pritet të debutojë blerja e re

22 Janar 2019
21:22
back button

Lionel Messi është lënë jashtë skuadrës së Barcelona-s për ndeshjen e së mërkurës ndaj Sevilla-s në Copa del Rey, por blerja e re Kevin-Prince Boateng është përfshirë. 

Messi nuk ishte në formacion në ndeshjen e fundit ndaj Leganes në La Liga të dielën, duke u futur si zëvendësues. Ai luajti një rol në golin e Suarez dhe shënoi vetë në fund. 

Trajneri Ernesto Valverde e ka thënë në prag të asaj sfide se do të mundohej ta linte sa më tepër pushim Messi-n në javët e ardhshme pasi skuadrën e pret një periudhë e ngjeshur me ndeshje, ku përfshihet edhe rikthimi në Champions League. 

Sevilla, një ekip që ka arritur rezultate të mira ndaj Barça-s kohët e fundit, do të kenë fatin të mos luajnë ndaj Messi-t teksa Barça do të udhëtojë në Andaluzi për ndeshjen e parë të çerekfinales. 

Gjithsesi, Boateng pritet të bëjë paraqitjen e parë për klubin e ri. Gjermani me origjinë ganeze iu bashkua Barça-s nga Sassuolo në formë huazimit hënën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit