Messi show, PSG fiton 4-3 ndaj Troyes mes drithërimave (Pamjet)

29 Tetor 2022
19:03
Denis Hakanaj
back button

PSG-ja duhej të punonte më shumë se sa pritej, por shkëlqimi i yjeve të sulmit ka qenë i përballueshëm për Troyes, pasi Neymar, Lionel Messi dhe Mbappe shënuan të gjithë në fitoren 4-3 që e çoi ecurinë e pamposhtur të PSG-së në 15 ndeshje në Ligue 1.

Gjërat nuk mund të kishin nisur më keq për PSG-në para tifozëve të tyre në Parc des Princes, pasi mysafirët e thyen bllokimin në minutën e tretë falë Balde, që përfitoi nga një pasim perfekt i Rony Lopes për të mposhtur Gianluigi Donnarumma.

Les Parisiens ka barazuar në minutën e 24-t me Soler, të cilit i është dashur vetëm ta dërgonte topin në rrjetë nga një distancë e afërt pas asistit perfekt të Neymar.

Troyes nuk u demoralizuar dhe u kthye në avantazh në fillimin e pjesës së dytë përsëri me Balde. Pas këtij momenti ka filluar Messi shoë. Argjentinasi në fillim ka barazuar rzultatin me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca dhe më pas ka dhënë asistin për golin e tretë të Neymar.

Kylian Mbappe ka çuar shifrat në 4-2 nga pika e bardhë, por miqtë kanë arritur të realizojnë edhe golin e tretë në fundin e ndeshjes me Palaversa duke i bërë emocionuese minutat e mbetura. Fatkeqësisht për ta, nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit