Messi, tensioni dhe sjellja me Holandën, bllokimi i Instagramit, Maradona dhe familja e tij: kampioni i botës rrëfehet

30 Janar 2023
18:01
Telesport
back button

“Nuk e kam paramenduar, doli në moment”. Kështu, në intervistën e parë pas triumfit në Kupën e Botës, kampioni i PSG-së dhe kombëtares argjentinase Lionel Messi rikthehet – në mikrofonat e Urbana Play – në ngazëllimin kontrovers ndaj trajnerit holandez Van Gaal gjatë çerekfinales qe fitoi me penallti:

“E dija se çfarë kishte thënë para ndeshjes (“Në 2014 ai nuk preku një top dhe kur ai nuk prek një top është si të kesh një njeri me pak: nuk mund të konsiderohesh lider” ,  Edhe disa nga shokët e mi të skuadrës më thoshin: ‘A e dëgjuat çfarë tha ai?’.

Dhe mirë, ende nuk më pëlqen ajo që bëra, nuk më pëlqen ‘bla bla bla, shko. kthehu ne karrigen tende’ dhe te gjitha keto. Por hej, keto jane momente tensioni te madh, ka shume nervozitzem dhe cdo gje ndodh shume shpejt. Ti reagon ashtu si reagon, por nuk e kam menduar fare, thjesht ndodhi. Nuk më pëlqen ta lë atë imazh te njerezit, por mund të ndodhin edhe këto.”

“Finalja Argjentinë-Francë? Pashë përmbledhje, shfaqje, njerëz që festonin kur u bëmë kampionë bote, por vetë finalen, 90 minuta, nuk e pashë më kurrë. Maradona? Do të më pëlqente qe edhe sikur te mos me kishte dhënë Kupën, te pakten ai i shihte te gjitha keto. Mendoj se nga lart eshte ai dhe shume njerez qe me duan ishin prane meje.

Puthja e kupes? E pashe aty dhe nuk munda te mos beja ate qe bera. Kupa sikur me tha: ‘Eja me merr, tani mund te me prekesh’. E mendova dhe shkova ta puthja. Kisha nevoje. E thashe nje here. Mendoj se ishte para 2014. I thash e dinte qe Zoti do te me kishte dhene nje Kupe Bote.

Ishte nje muaj i pabesueshem per mua dhe familjen time.Thiago ishte i cmendur.Duke pare sesi u kenaq,si ndihej,si vuajti…sepse pas ndeshjes kunder Hollandes ai qante Ose Mateo që bën llogaritë pas ndeshjes që humbëm kundër Arabisë. Ciro eshte ai që e ka ai kupton më pak, por dy të tjerët e kanë jetuar si fansa. Duke vuajtur, duke e jetuar në maksimum, duke e shijuar. Edhe kur u kthyem në Paris na mungonin ditët në Katar. Kaluam shumë mirë”, përfundoi Messi.

Messi më pas tregoi një anekdotë zbavitëse një ditë pas suksesit të tij në Kupën e Botës: mbi një milion mesazhe të marra direkte ngadalësuan llogarinë e tij zyrtare në Instagram deri në atë pikë sa e bllokuan plotësisht. “Është një gjë shumë e bukur që atletët e tjerë të japin vleresim në këtë mënyrë. Megjithatë, nuk jam nga ata që përgjigjem apo komentoj fotot, më së shumti bëj një like”, thotë la Pulce.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit