Messi tremb Barcelona-n, priten rezultatet e testeve

4 Qershor 2020
15:41
Denis Hakanaj
back button

Leo Messi rrezikon të mungojë kur Barcelona do të kthehet në fushë pas ndalesës së detyruar për shkak të emergjencës coronavirus. Argjentine ka një problem muskulor që mund ta detyrojë të shtyjë kthimin e tij në fushë.

Sipas TV3, Messi është stërvitur i veçuar dje dhe i është nënshtruar disa testeve për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit që vë në dyshim praninë e tij në fushën e lojës kur La Liga të rifillojë.

Argjentinasi mund të jetë i detyruar të ndalet për 10 ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit