Messi trondit Barçën; mungon dhe ndaj Valencias, në rrezik edhe Dortmundi

11 Shtator 2019
14:04
Alfred Lleshi
back button

Që nga fillimi i sezonit, Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje zyrtare, për shkak të një dëmtimi, që e pësoi në fillim të gushtit. Dhe kthimi në fushat e blerta duket ende i pasigurt. Sipas katalanases “Sport”, ylli argjentinas nuk do të jetë gati as për ndeshjen e radhës në “Camp Nou”, kundër Valencias, të planifikuar për të shtunën, 14 shtator. Kjo mungesë vjen pas atyre në sfidat ndaj Betis dhe Osasuna. Prognoza e shërimit nga dëmtimi i Messit duket se ka ndryshuar përsëri. 

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të stërvitet vetëm, ende nuk është rikthyer me grupin. Ai nuk ka marrë pjesë në një seancë me ngarkesë të plotë të skuadrës blaugrana që në fillim të gushtit. Në këtë pikë ekziston edhe dyshimi i mungesës së tij në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, në Champions, e cila do të luhet të martën e 17 shtatorit në Gjermani.

Valverde dhe stafi i Barcelonës kanë ide të qarta; ato kanë vendosur të mos rrezikojnë me asnjë lojtar, lëre pastaj me Messin. Kthimi i kapitenit do të ndodhë kur rikuperimi i plotë të ketë përfunduar. Data kur do ta shohim argjentinasin në fushë, duke luajtur me Barcelonën, për momentin është akoma shumë e pasigurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit