Messi vendos rekord me “Pichichi”, tani varet nga këmbët e Mbappe…

20 Maj 2019
12:04
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi e ka fituar trofeun “Pichichi” (golashënuesi më i mirë i La Liga-s) për herë të gjashtë. Gjithçka u “vulos” të dielën, kur u mbyll kampionati spanjoll. Ylli argjentinas i Barcelonës realizoi 36 gola, ndërkohë që shpreson të fitojë edhe “Këpucën e Artë” në Europë. Për këtë pret javën e fundit në Ligue 1, ku Kylian Mbappe mund të përmbysë situatën, nëse shënon 5 gola ndaj Reims dhe ngjitet në krye të listës. 

Sa i takon “Pichichi”, është hera e tretë radhazi, që Messi e fiton çmimin, duke u barazuar në total me rekordin e vendosur nga ish-ylli i Athletic, Telmo Zarra, 66 vite më parë. Messi e përfundoi qartësisht i pari, duke shënuar edhe dy gola në javën e fundit të La Liga-s, ndaj Eibar. Ai e mbylli me 15 gola përpara Luis Suarez dhe sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema. 

Asnjë lojtar nuk e ka fituar “Pichichi” me një diferencë të tillë golash nga ndjekësi më i afërt. Rekordi i mëparshëm (+14 gola) ishte vendosur në sezonin 1986-1987, nga Hugo Sanchez. Sikurse thamë më lart, Messi është edhe në rrugën e fitimit të “Këpucës së Artë” në Europë për të tretin vit radhazi dhe të gjashtën herë në karrierë. Ai ka shënuar 4 gola më shumë se kundërshtari më i afërt, Kylian Mbappe, i cili ka edhe një ndeshje për ta luajtur. 

Lista e golashënuesve më të mirë të La Liga (2018-2019)

Poz

Lojtari

Klubi

Gola

1

Lionel Messi

Barcelona

36

=2

Luis Suarez

Barcelona

21

=2

Karim Benzema

Real Madrid

21

4

Iago Aspas

Celta Vigo

20

5

 Crhistian Stuani

Girona

19

6

Wissam Ben Yedder

Sevilla

18

7

Borja Iglesias

Espanyol

17

8

Antoine Griezmann

Atletico Madrid

15

=9

Jaime Mata

Getafe

14

=9

Jorge Molina

Getafe

14

=9

Charles

Eibar

14

=9

Raul de Tomas

Rayo Vallecano

14

Me një numër total prej 50 golash në 49 ndeshje, në të gjitha garat, ky është sezoni i pestë, në të cilin argjentinasi bëhet “gjysmëshekulli” në këtë drejtim. Ai do të ketë një shans për ta shtuar edhe më shumë këtë të shifër, kur Barça të sfidojë Valencia në finalen e Kupës së Mbretit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit