Messi zbulon frikën e madhe të verës, lidhet me… Real Madridin

9 Tetor 2019
9:19
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi kishte frikë se sulmuesi i PSG, Neymar, do të bashkohej me Real Madridin gjatë verës, nëse Barcelona dështonte të siguronte nënshkrimin e tij. Në fakt, ylli brazilian e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Parc des Princes”, por pas një periudhe spekulimesh intensive, përfundimisht qëndroi te kampionët e Ligue 1. Dy gjigantët e La Liga-s ishin shumë të lidhur me 27-vjeçarin, por në fund të fundit asnjëri nuk ishte gati të paguante shumën e kërkuar nga PSG.

Sidoqoftë, në lojën e “pokerit” të transferimit, Messi kishte frikë se “Los Blancos” do ta joshnin Neymar. “Sinqerisht, kam menduar se në merkaton e verës, nëse nuk do të vinte te ne, Nemyar do të shkonte në Madrid, – tha Messi për RAC1. – Ai mezi po priste të largohej nga PSG dhe të ndryshonte mjedis. Personalisht kam menduar se Florentino Perez dhe Real Madridi do të bënin gjithçka për të nënshkruar me të”.

Barça mund të mos ketë Neymar në radhët e veta, por ende mburret me Ousmane Dembele. Francezi i ri u ndëshkua me karton të kuq gjatë fitores 4-0 kundër Sevilla, pas mospajtimit me gjyqtarin Mateu Lahoz. Ky i fundit pretendoi se lojtari francez i kishte thënë: “Ju jeni shumë, shumë i keq”.

Messi, megjithatë, e ka mbrojtur 22-vjeçarin: “Unë i thashë gjyqtarit se është shumë e vështirë për Ousmane të thotë diçka të tillë, sepse e ka të pamundur të krijojë një fjali në spanjisht. Trajneri më mbështeti në konferencë për shtyp. Ne ishim të befasuar si gjyqtari e kuptoi aq qartë, sepse Dembele e ka akoma shumë të vështirë të flasë spanjisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit