Mesut Ozil iu ofrua dy gjigantëve të Serie A, por i trembi rroga e tij

15 Janar 2019
10:29
Alfred Lleshi
back button

Unai Emery mbetet i etur ta largojë Mesut Ozil gjatë merkatos së dimrit dhe Arsenali, sipas TMW, ia ofroi lojtarin gjerman Juventusit dhe Interit. Fituesi i Kupës së Botës ka qenë i lidhur ngushtë me të dyja skuadrat në të kaluarën dhe një kalim i menjëhershëm në Serie A mund të jetë i mundshëm. 

Ja çfarë shkruan “tuttomercatoweb”: “Mes Unai Emery dhe Mesut Ozil nuk "rrjedh gjak i mirë"… Nuk është sekret, që Arsenali ka vendosur ta largojë gjermanin. Dhe për këtë, e propozuan  atë te Juventusi dhe Interi. Përgjigjet e dy klubeve të Serie A kanë qenë të ftohta, sidomos prej rrogës 10 milionë euro në sezon, që ai merr. Të paktën tani për tani, duket se është një mision i vështirë për të dyja klubet italiane.

EFEKTI DOMINO – Qetësia që mbizotëron në merkato në këto kohë sigurisht nuk e ndihmon Emery, i cili gjithashtu do të donte të merrte Ferreira Carrasco nga kinezët e Dalian Yifang. Carrasco është edhe në radarin e Milanit, por paga prej 11 milionë eurove bllokon gjithçka. Arsenali mund ta përballojë atë, duke hequr dorë nga Ozili, madje edhe përkohësisht, duke pritur ta shesë gjermanin në verë dhe duke blerë belgun. Sidoqoftë, situata është bllokuar, të paktën derisa diçka të fillojë të lëvizë sipas efektit domino”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit