“Metzelder më përmendi emrin e Raul”, Magath: I thashë: ‘mos je çmendur gjë?’

5 Gusht 2022
12:02
Denis Hakanaj
back button

Lamtumira e Raulit nga Real Madrid është një nga ato histori futbolli që askush nuk do të donte të tregonte kurrë. Flamuri i Merenges, një Blanco… deri në palcë, duke pasur parasysh edhe mbiemrin, u detyrua të largohej nga Bernabeu sepse tashmë konsiderohej i tepërt.

Diçka e parë dhe rishikuar në ato anë (Hierro dhe Casillas mund ta konfirmojnë), por që i bëri mirë… Schalke-s. Po, sepse në momentin e vendosjes së destinacionit të tij të ri, spanjolli, i cili tani është trajner i ekipit të dytë te Real-it, zgjedh (për çudi) Bundesliga-n.

Një  dhuratë e papritur për trajnerin Felix Magath. I cili, siç ka shpjeguar në podcast-in Phrasenmäher, nuk ishte aq i bindur për realizimin e operacionit. Dhe se, kur ish-lojtari i Real, Metzelder, e pyeti nëse kishte nevojë për një sulmues dhe përmendi emrin e spanjollit, ai mbeti i shtangur.

“MOS JE ÇMENDUR GJË?”

Edhe pse, pavarësisht 33 viteve, në atë kohë Raul ishte ende Raul. Dhe Magath është i befasuar për të thënë të paktën. “I thashë ‘a je i çmendur?’. E pyeta nëse i mungonin disa dërrasa, nëse ishte çmendur papritur. Por brenda meje mendova: Raul? Dhe pse po më pyet mua?”.

Sepse Metzelder kishte folur me të: legjenda e Real-it është gati të largohet nga Bernabeu dhe dëshiron një aventurë të re. Në atë moment, Magath mendon pak. “Dhe kështu po filloj të pyes veten se çfarë do të kishte bërë Raul. Ai nuk luante te Real, por sigurisht që nuk mund të qëndronte në një ekip tjetër në Spanjë.

“Të shkonte në Angli? Do t’ia kishin thyer kyçet e këmbëve menjëherë. Në Itali futbolli ishte shumë mbrojtës, edhe atje do të kishte probleme. Dhe kështu e kontaktova”.

KAMPION

Rezultati, më 28 korrik të 2010-ës Raul bëhet një futbollisti i Schalke-s. Por nuk shkon gjithçka mirë, sepse kur fillojnë stërvitjet spanjolli është vetëm një i afërm i largët i lojtarit që kishte shkëlqyer në Bernabeu në vitet e kaluar.

“Në seancën e parë stërvitore me ne mendova: ‘O Zot, çfarë kam bërë? Unë jam një idiot’. Raul nuk ishte në gjendje të mirë fizike. Por si sportist ai ishte i ndërtuar me porosi. Teknikisht ai ishte i përsosur dhe dëshira e tij për të bërë mirë është gjithmonë një shembull. Vërtet i jashtëzakonshëm”.

Dhe kur ka gjetur formën, kampioni e udhëhoqi Schalken-n në një gjysmëfinale të bujshme në Champions League. Me pak fjalë, një lojtar i aftë për të ndryshuar fytyrën e një ekipi. Dhe edhe si trajner ai do të bëjë mirë, sipas Magath.

“Nuk kisha njohur kurrë dikë si ai. Kam respekt të madh për Raul-in, si lojtar dhe si person. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se në një të ardhme jo shumë të largët ai do të jetë trajneri i Real-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit