Mezani ndjek trendin, pranë kalimit në Kosovë

20 Mars 2019
11:23
Eraldo Harlicaj
back button

Gentian Mezani përjetoi një eksperiencë të dështuar me Luftëtarin në Superiore. Probleme me drejtuesit, përplasje për rrogat e prapambetura dhe në fund u largua me polemika. Dështimi 1-5 ndaj Kastriotit i vuri vulën eksperiencës së tij te gjirokastritët. E hoqën, u largua, nuk dimë të themi, të dyja nga pak. 

Vlonjati është i lirë në treg dhe mund të ndjekë trendin e trajnerëve të tjerë shqiptarë që preferojnë të shkojnë në Kosovë. Burime të ndryshme pranë trajnerit, por dhe mediet kosovare, bëjnë me dije se ai i është propozuar ekipit të Gjilanit. Palët kanë shfaqur interesim të përbashkët, por marrëveshja ende nuk është arritur. 

Mundësitë janë reale që Mezani të kalojë në kampionatin kosovar të futbollit. Kjo do të ishte aventura e tij e parë jashtë Shqipërisë, ndërsa në Superiore ka drejtuar Flamurtarin, Laçin dhe Luftëtarin. Në Kosovë, momentalisht ka rezistuar vetëm Mirel Josa që po punon me skuadrën e Prishtinës. Duket se aventura e tij është drejt fundit, pasi skuadra kryeqytetase nuk po merr rezultate të mira këtë vit dhe tifozët i ka kundër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit