Mezani: Po na mund presioni i renditjes, më shumë se kundërshtari

1 Dhjetor 2018
16:21
back button

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, duke folur në "Gol pas goli" në Supersport, e pranon se skuadra e tij duhej të bënte diçka më shumë në fundin e takimit dhe nuk ankohet për kartonin e kuq marrë nga Ramadani.

"Na vjen keq, sepse menduam se e morëm atë barazim. Ndoshta nuk bëmë sa duhet për ta merituar, ndikoi edhe lodhja ndoshta, duke luajtur me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Pati mungesë përqendrimi në fundin e ndeshjes dhe e pësuam përsëri.

"Qetësia e humbur? Në pozicionin ku jemi ne, pa diskutim që lodhja dhe presioni e shtojnë nervozizmin në skuadër. Kam folur me skuadrën gjatë gjithë javës për të rregulluar gabimet individuale, por duhet bërë diçka më shumë se ç'po bëjmë. Nuk ka faj lojtari i veçantë, por është problemi i gjithë ekipit.

"Ndërrimet? Hodha në fushë mbrojtësit që kishim në stol, por nuk është se po vuanim aq shumë, ndaj edhe pas daljes së Ramadanit futa një sulmues, Dungën. Më pas, kur futa mbrojtës pësuam gol, ndaj nuk ka lidhje numri i lojtarëve në mbrojtje. Duhet të kemi më shumë besim te vetja, sepse Luftëtari edhe me 10 lojtarë është i aftë të marrë rezultate në Gjirokastër. Edhe sot krijuam jo pak raste, edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë.

"Lodhja? Është më shumë psikologjike, sesa fizike. Skuadra është e tensionuar nga renditja dhe kjo ndikon. Më pas, do ta shohim sërish ndeshjen për të evidentuar problemet.

"Merkato? Nuk kam folur asnjëherë për këtë temë, skuadra është e plotë dhe të gjithë janë nën kontratë, ndaj nuk ka arsye pse lojtarët të mendojnë për janarin".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit