Miami e Phoenix kryesojnë Konferencat, humbasin Bucks e Brooklyn

27 Janar 2022
8:29
Telesport
back button

Kampionët e Milwaukee Bucks u mundën sot 115-99 nga Cleveland, një ndeshje e dobët për Bucks, ku nuk mjaftuan 26 pikët e Antetokounmpo për të evituar humbjen, Për Cavaliers u dallua Love me 25 pikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Miami, që fitoi 110-96 ndaj New York. Katër lojtari të Miami realizuan mbi 20 pikë (Robinson më i miri me 25 pikë).

Fitorja e tetë radhazi për Phoenix, që mundi 105-97 Utah Jazz dhe kryeson në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje magjike për Booker, që realizoi 43 pikë e 12 rebound. Fiton edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 111-105 Toronto falë 29 pikëve të DeRozan dhe 23 të LaVine. Zhgënjen sërish Brooklyn, që në fushën e tij u mund 124-118 nga Denver (Jokic 26 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Milwaukee, 115-99

Indiana – Charlotte, 126-158

Orlando – Clippers, 102-111

Atlanta – Sacramento, 121-104

Miami – New York, 110-96

Brooklyn – Denver, 118-124

Chicago – Toronto, 111-105

San Antonio – Memphis, 110-118

Portland – Dallas, 112-132

Utah Jazz – Phoenix, 97-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit