Miami fiton finalen e parë ndaj Boston, Denver siguron finalet në Perëndim

16 Shtator 2020
8:19
Telesport
back button

Pasi eliminoi Milwaukee në gjysmëfinale ekipi i Miami i nis mbarë edhe finalet e play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Florida fitoi 117-114 ndaj Boston në finale e parë pas kohës shtesë, në një ndeshje me shumë emocione e rivalitet.

Boston e udhëhoqi ndeshjen shumicën e kohës, madje u shkëput deri në 14 pikë, por pa mundur të fitojë. Tatum realizoi 30 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për Celtics, ndërsa për Miami u dallua Dragic me 29 pikë, mbështetur nga Crwoder me 22 pikë e Butler me 20.

Në Perëndim, skuadra e Denver është finalistja e dytë e play off-it, pas fitores 104-89 ndaj Clippers, në gjysmëfinalen e shtatë. Nuggets fitoi 4-3 serinë e ndeshjeve, duke arritur një rezultat surprizë.

Në këtë ndeshje skuadra e Clippers zhgënjeu me liderët e saj (Harrell shënuesi më i mirë me 20 pikë), ndërsa për Denver u dallua Murray me 40 pikë. Denver do të luajë në finalet e Perëndimit ndaj Lakers.

Konferenca e Lindjes, – Finale play off

Miami – Boston, 117-114 (1-0)

Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver, 89-104 (3-4)

Lakers – Houston, (4-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit