Miami i pandalshëm, mposht Boston dhe i afrohet titullit në Konferencën e Lindjes

22 Maj 2023
8:35
Telesport
back button

Miami Heat udhëheq 3-0 serinë e finaleve play off në Konferencën e Lindjes, pas fitores 128-102 arritur sot ndaj Boston Celtics. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që janë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së.

Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 55 pikë. Vincent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur nga Robinson me 22 pikë e Martin me 18 pikë. Ndërsa Butler, gjithnjë lider në ndeshjet e para, realizoi 16 pikë.

Te Boston mungoi lojtari lider, gjithnjë në ndjekje në këtë ndeshje, me Tatum që realizoi 14 pikë e 10 rebound, shumë pak për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Miami, që ka shansin të shpallet kampion në Lindje.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami, 102-128 (0-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit