Miccoli: S’kishte kushte për të vazhduar te Dinamo, dy muaj pa u paguar

2 Mars 2021
8:59
Alfred Lleshi
back button

Fabrizio Miccoli dhe Francesco Moriero dhanë dorëheqjen nga Dinamo Tirana. “Nuk kishte kushte për të vazhduar, kohët e fundit nuk u paguam, madje humbëm (shpenzuam nga xhepi ynë). E jona ishte një zgjedhje pasioni dhe për të fituar përvojë”, – shpjegoi ish-kapiteni i Palermos për “Tuttomercatoweb”, teksa ishte rrugës për t’u kthyer në Itali, pasi përshëndeti lojtarët dhe tifozët.

Presidenti i Dinamo Tirana e ka bërë të qartë se ju jeni shfajësuar dhe ka deklaruar se nuk mund të humbasë kohë me emrat tuaj…
Ne kemi dhënë dorëheqjen (siç është dokumentuar në fletën bashkangjitur). I gjithë ky konfuzion lindi nga fakti që në njoftimin për shtyp, mister Moriero nuk e përshëndeti presidentin. Por, nëse japim dorëheqje, padyshim që diçka nuk shkon. Gjithsesi, as ne nuk kemi kohë për të humbur, mjaft kemi humbur dy muaj. Nëse do të isha nisur nga emir, nuk do të kisha shkuar në Serie B Shqiptare.

Cila ishte përvoja, përveç polemikave të krijuara, te Dinamo?
Ishte një përvojë formuese. Takuam djem të mrekullueshëm. Pyes veten: pse ta mbyllim përvojën duke bërë polemika ose humbur kohë? Ne jemi njerëz që duam të punojmë, jemi njerëz të mirë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit