“Michael e parandjeu aksidentin. Tani është ndryshe, por është me ne”

9 Shtator 2021
8:55
Telesport
back button

Më 15 shtator do të dalë në kinema një dokumentar për ish-pilotin gjerman Michael Schumacher, i prodhuar nga Netflix. Për herë të parë në këtë dokumentar do të flasë Corinna Schumacher, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës, i cili mëj 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident tragjik me ski në  Francë. Që nga ajo kohë, pas disa operacionesh, Schumi është ende në fazë rehabilitimi.

Asnjëherë nuk kam bërë me faj Zotin për atë që ka ndodhur. Ishte thjesht çështje fati. Në jetë nuk mund të jesh më fatkeq se kaq”, tha Corinna Schumacher. Ajo tregon se ditën e aksidentit edhe vetë Schumacher nuk ishte i bindur për gjendjen pistave të skisë. “Më tha se dëbora nuk është optimale për të bërë ski dhe se mund të iknim që aty për në Dubai”, tregon Corinna Schumacher.

Në lidhje me detaje nga gjendja e 7 herë kampionit të botë, ajo nuk hyn në detaje. “Jetojmë së bashku, ndjekim mjekimin e dhënë dhe bëjmë gjithçka që Michael të jetë sa më mirë dhe të përmirësohet. Duam që ai të ndjejë se familja është e bashkuar. Është e qartë që ai na mungon çdo ditë, mua e fëmijëve, babait të tij dhe atyre që e duan”rrëfehet gruaja e Michael Schumacher.

Gjithsesi, Michael është aty, ndryshe por është. Dhe kjo na jep forcë. Ne vijojmë jetën tonë. Ai n aka mbrojtur gjithnjë, tani po e bëjmë ne këtë gjë”, thotë Corinna. Në dokumentar flasin edhe fëmijët, Mick e Gina Maria. “Kam shumë gjëra për të biseduar me babain tim. Sidomos tani që jam në Formula 1 e mund të flasim për shumë gjëra. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm ta kisha këtë mundësi”, thotë Mick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit