Michael Jordan merr vendimin surprizë për skuadrën e Charlotte

16 Shtator 2019
12:54
Telesport
back button

Michael Jordan ka vendosur të shesë një pjesë të aksioneve të skuadrës së Charlotte Hornets, ekip që militon në NBA. Sipas “Charlotte Observer”, ikona e NBA-së, që është pronar i këtij ekipi, do t’ia shesë një pjesë të aksioneve dy investitorëve nga Nju Jorku.

Ende nuk dihet se sa do të jetë përqindja e aksioneve që Michael Jordan do të shesë dhe emrat e dy aksionerëve. Gjithsesi, mësohet se 6 herë kampioni i NBA-së do të ruajë mazhorancën e aksioneve dhe kontrollin e skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit