Mick Schumacher bëhet me dy skuadra, pas Mercedes firmos edhe me McLaren

2 Shkurt 2023
9:11
Telesport
back button

Pas Mercedes është radha e McLaren. Piloti i ri gjerman Mick Schumacher, që më herët këtë vit kishte firmosur si pilot rezervë i Mercedes, sot do të mbulojë edhe detyrën e pilotit rezervë te McLaren. Lajmin e konfirmoi makina britanike përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mick do ta ndajë këtë detyrë mes dy skuadrave, duke qenë se McLaren përdor motorin e Mercedes, duke dhënë një ndihmë të madhe me informacione për të dyja këto makina. Pak ditë më parë, Schumacher ka provuar sediljen te makina Mercedes, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

Formula 1 është një sport mjaft magjeps dhe gjithnjë ka diçka të re për të mësuar. Mezi pres të jap maksimumin tim për të ndihmuar Mercedes”, tha Mick Schumacher, që e konsideron këtë si një vit tranzicioni. Ai synon të rikthehet vitin tjetër si pilot zyrtar, pas dy sezoneve jo fort të mira me Haas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit