Mick Schumacher: E ndjej se do të bëhem kampion si babai im, në të kundërt…

29 Nëntor 2021
10:36
Telesport
back button

Piloti i ri gjerman Mick Schumacher po kompleton gradualisht sezonin e tij të parë në Formula 1. Djali i Michael Schumacher garon me makinën amerikane Haas dhe ende nuk ka grumbulluar asnjë pikë deri më tani. Inxhinierët e Haas i kanë fokusuar idetë dhe energjitë te makina e vitit të ardhshëm, me shpresën që në pistë të kemi një makinë më kompetitive dhe Mick të buzëqeshë më shumë. Pse jo, në të ardhmen të arrijë sukseset e babait të tij.

Unë jam shumë krenar për atë që ka arritur babai im në karrierën e tij. Kur vjen në Formula 1 duhet të punosh edhe më shumë se më parë. Madje duhet të punosh dyfish më shumë. Këtë gjë ka bërë edhe babai im për shumë vite, ndaj dhe ka qenë fitues. Rrugëtimi në Formula 1 është i vështirë, mbart me vete shumë punë. Si çdo pilot edhe unë nuk heq dorë nga mundësia për të qenë kampion bote. E ndjej se mund t’ia dal mbanë, në të kundërt nuk do të garoja këtu”, tha Mick Schumacher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit