Mick Schumacher: Nuk jam pilot rezervë, dua të garoj aty

16 Tetor 2019
14:00
Telesport
back button

20-vjeçari Mick Schumacher është djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, legjendarit Michael Schumacher. Në një intervistë për “Auto Week”, pilot ii ri gjreman u shpreh se është gati të debutojë në Formula 1. Aktualisht, Mick garon me makinën Prema në Formula 2, ndërkohë që është edhe pjesë e Akademisë Ferrari.

Të garoj në Formula 1 ka qenë gjithnjë ëndrra ime dhe kjo është ajo që dua të bëj në të ardhmen. Ndihem gati, ashtu sikurse të gjithë pilotët e tjerë, që ashtu si unë garojnë në Formula 2. Pjesëmarrja në këtë kategori të ndihmon shumë, të mëson se si të menaxhosh gomat e mjaft gjëra të tjera”, u shpreh Mick Schumacher.

Gjithsesi, piloti i ri gjerman shprehet se ka një kusht të rëndësishëm për t’u ngjitur në kategorinë më të lartë të automobilizmit: Të garojë. “Nëse do të vijë rasti i duhur do ta pranoj me vrap. Gjithsesi, më mirë preferoj të garoj edhe një vit tjetër në Formula 2 se sat ë jem pilot rezervë në ndonjë skuadër të Formula 1. Dua të garoj dhe mësoj, jo të shoh”, tha Mick Schumacher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit