Mick Schumacher paralajmëron skuadrat: Jam gati

1 Qershor 2020
9:24
Telesport
back button

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, përgatitet për një start të mundshëm të sezonit 2020 të Formula 2.

Kam qëndruar në shtëpi dhe kam përdorur një program të përditshëm stërvitur. Jam gati për nisjen e sezonit dhe mezi pres. Ky vit mund të jetë i rëndësishëm për mua, për të ardhmen time. Ndjej se jam gati për të kaluar në Formula 1”, tha Mick.

Piloti 21-vjeçar ka treguar përmes postimeve në rrjtetet sociale se për t’u përgatitur s’ka patur nevojë për mjete speciale. Ai shpejt ka përdorur kushtet e shtëpisë dhe natyrës, duke shpresuar që së shpejti të nisë sezoni.

Gjasat janë që edhe Formula 2 të nisë më 5 korrik në Austri, në të njëjtën ditë me Formula 1. Sipas protokollit të Formula 2, pilotin do ta shoqërojnë vetëm 14 persona, duke ulur kostot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit