Mido, Drogba dhe sherri që bëri avionin të dridhet

28 Maj 2020
22:10
Denis Hakanaj

Në sezonin 2003/04, Marseille e Jose Anigo-s arriti deri në finalen e Kupës UEFA, ku u mund nga Valencia.

Në atë skuadër luante edhe ai që më pas do të kthehej në një legjendë të Chelsea-t, Didier Drogba. Bashkë me të në sulm luante ish-futbollisti i Roma-s dhe Tottenham-it, Mido.

Gjatë një interviste të dhënë për RMC Sports, ish-trajneri ka folur për një episod që ka përfshirë të dy sulmuesit:

“Ishim në avion, po ktheheshim nga një transfertë europiane. Mido e kishte zakon të bënte shaka dhe batuta të çuditshme, dhe atëherë ‘u kap’ me një stjuardesë. Drogba-së nuk i pëlqeu dhe të dy filluan të grindeshin”.

“Ju betohem se avioni u drodh, shkaktuan turbolencë. Ishin dy pesha të rënda. Ishin shokë, por në atë rast gjakrat u nxehën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit