Mihajlovic i magjepsur nga Osimhen: Ja pse është më i mirë se Lukaku

27 Tetor 2021
17:03
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, ka pranuar se është një admirues i madh i sulmuesit të Napoli-t, Victor Osimhen.

Për trajnerin serb, lojtari i Spalletti-t është më lart se  sulmuesi i Chelsea-t, Romelu Lukaku-t, pas suksesit të këtij sezonin e kaluar me Inter-in.

I pyetur nëse nigeriani është po aq vendimtar sa Lukaku, Mihajlovic ka thënë: “Është më vendimtar. Çfarë hanë atje në Napoli? Duket sikur ka një motor në trup. Ai vrapon, hap lojën, shënon.

“Është shumë i fortë, por nuk e prisja kaq të fortë. Është edhe e vërtetë se ata kanë paguar 70 milionë euro për të”.

Bologna është në vendin e 9 në Serinë A dhe gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Napoli-n, Mihajlovic ka zbuluar se Arnautovic është në dyshim për sfidën në Diego Armando Maradona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit