Mihajlovic: Kam lindur për herë të dytë pas 50 vitesh. Tani nuk më vjen trup që të…

1 Dhjetor 2020
19:26
Denis Hakanaj
back button

“Jeta është një gjë e mrekullueshme dhe, veçanërisht kur kalon atë që kam kaluar unë, shijon gjithçka në maksimum, çdo detaj”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga trajneri i Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, për Sky Sport gjatë prezantimit të librit “La partita della vita” (Ndeshja e jetës), duke folur për leukeminë që e ka goditur në fundin e 2019-ës dhe betejën e fituar kundër smëundjes.

“Praktikisht kam lindur dy herë, të parën më 20 shkurt 1969-të dhe të dytën më 29 tetor 2019-të, në 50 vite distancë. Të shikosh një burrë të ashpër është një gjë e bukur”.

“Më parë mbaja gjithçka brenda vetes, më pas kam kuptuar se të qash është një gjë pozitive, ashtu si t’i shprehësh ndjenjat personave që do”.

“Nuk mund të largohesha, për gruan, për fëmijët dhe nënë time. Kam patur frikë, kam ëndërruar funeralin tim dhe ka qenë e çuditshme. Por nuk e kam humbur kurrë shpresën, që ka qenë e lidhur me dëshirën time për të luftuar”, ka thënë Mihajlovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit