Mihajlovic mallkon debutimin e Donnarumma dhe ngre në qiell Ibra! Por, ka akuza edhe për arbitrin

22 Shtator 2020
0:11
Telesport
back button

Sinisa Mihajlovic humbi sërish ndaj Milanit por nuk mërzitet edhe pse kapet me arbitrin pak…

“Ndeshja ishte e ekuilibruar. Ne ishim në lojë deri në fund të ndeshjes, kishim shanset tona dhe disa episode kundër. Ata kishin Ibrahimovic, ne jo. Ibra krijoi të gjitha rastet e rrezikshme. Bologna më e fortë nëse do të kishte Ibra? Unë nuk thashë që me Ibra do të ishim më të fortë. Unë thashë që Ibrahimovic bëri ndryshimin, gjithçka që ata krijuan vjen nga këmba e Ibrahimovic. Por si lojë ishte e ekuilibruar.

“Ata janë Milan, ne jemi Bolonja dhe ndonjëherë vuajmë. E interpretuam mirë lojën, bëmë më shumë goditje në portë dhe krijuam më shumë shanse. Këto ndeshje mund të humbasësh, por e rëndësishme është të mos dorëzohesh dhe ekipi sot nuk ai e bëri atë”.

“Qofsha i mallkuar mbi Donnarumma, sepse me mua debutoi. Çdo herë bën mrekulli kundër meje! Por, jam i lumtur për të”

Në fund, edhe akuza ndaj arbitrit: “Nuk dua të flas për gjyqtarin. Ne morëm 50 kartonë të verdhë … nuk ka problem. Më mirë të mos flasim”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit