Mihajlovic: Nesër merr fund agonia, ky nuk është futboll

1 Gusht 2020
19:35
Denis Hakanaj
back button

Sinisa Mihajlovic u ka dhënë një mesazh tifozëve të Bologna-s në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të dielën kundër Torino-s.

“Ne duam ta fitojmë ndeshjen e fundit. Mungon vetëm ndeshja e fundit dhe mendoj se i gjithë futbolli italian pret me padurim që të mbarojë”, ka thënë trajneri serb.

“Ky nuk është futboll. Kemi zgjedhur të keqen më të vogël, ishte e vetmja mënyrë për ta çuar kampionatin deri në fund”.

“Ka qenë një agoni. Do të provojmë të fitojmë edhe pse nuk ka asnjë rëndësi, por është më mirë ta mbyllim me 49 pikë se 46”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit