Mikaela Shiffrin “mbretëresha e dëborës”, bëhet skiatorja më e suksesshme në histori

11 Mars 2023
15:11
Telesport
back button

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin ka shkuar sot historinë e këtij sporti. Falë suksesit arritur sot në pistën e Are (Suedi) në garën e sllallomit, ajo është bërë skiatorja më e suksesshme në garat e Kupës së Botës, si për meshkuj ashtu dhe për femra.

Shiffrin, 27 vjecce, korri sot fitoren nr.87 në garat e Kupës së Botës, duke thyer rekordin me 86 fitore që mbahej prej 24 vitesh nga ish-skiatori suedez Ingemar Stermark (rekordi ishte vendosur në periudhën 1974-1989).

Skiatores amerikane iu deshën 12 vite për të thyer këtë rekord, teksa fitorja e parë në garat e Kupës së Botës për ski daton në vitin 2012. Dhe ajo ka ende mundësi ta përmirësojë këtë rekord, pasi karriera e saj është ende shumë e gjatë.

Këtë fundjavë, në pistën suedeze u zhvilluan dy gara dhe Shiffrin arriti t’i fitojë të dyja, duke barazuar  dje fillimisht rekordin e Stenmark dhe sot e kaloi atë. Skiatorja amerikane ka hyrë kështu në historinë e sportit, duke qenë një ikonë jo vetëm e garave të skive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit