Mike Tyson do të votojë për herë të parë në moshën 54-vjeçare

24 Shtator 2020
11:11
Telesport
back button

Mike Tyson do të votojë për herë të parë në jetën e tij dhe këtë gjë do ta bëjë në moshën 54-vjeçare. Legjenda e boksit amerikan kishte humbur të drejtën e votës, pas dënimit që mori në vitin 1992 për akuza të ndryshme, mes të cilave edhe ajo për përdhunim (bëri 3 vite burg edhe pse u dënua me 6 vjet).

Ish-kampioni i botës ka konfirmuar këtë lajm në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, duke u shprehur se është i lumtur për këtë gjë. “Kjo do të jetë hera e parë që votoj. Nuk mendoja se do t’ia arrija kësaj dite për shkak të precedenteve penale që kam patur. Jam krenar që më në fund do ta bëj këtë gjë”, shkruan Mike Tyson.

Mike do të votojë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti. Ai fitoi të drejtën për të votuar falë një ligji të ri në Nevada, shtetin ku dhe jeton, që lejon të votojnë personat që kanë dalë nga burgu para vitit 2019.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit