Mike Tyson fton Joshua në një duel vitin e ardhshëm

25 Shtator 2020
9:37
Telesport
back button

Legjenda e boksit Mike Tyson, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, është i interesuar për të zhvilluar një duel me kampionin aktual të këtij Divizioni, Anthony Joshua. Një duel jo për titujt kampionë bote por për bamirësi, që mund të zhvillohet në vitin 2021.

Kjo është një situatë disi e vështirë për Joshua, 30 vjeç, që do të duelojë me një boksier 24 vjet më të madh se ai në moshë, që rikthehet në ring pas shumë vitesh pushim. Tyson, 54 vjeç, do të duelojë më 28 nëntor ndaj Roy Jones jr, një duel “show” në Kaliforni.

Do të më pëlqente shumë të zhvilloja një duel të tillë me Joshua”, u shpreh Mike Tyson, kur u pyet nëse ka dëshirë të duelojë me britanikun. Gjithsesi, Tyson konfirmoi se bëhet fjalë për një duel, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit