Mike Tyson këshillon Joshua se si ta mposhtë Usyk: Duhet ta bëjë patjetër këtë gjë

15 Gusht 2022
13:55
Alfred Lleshi
back button

Mike Tyson nuk i jep shumë mundësi Anthony Joshua në revanshin e tij me Oleksandr Usyk, këtë të shtunë. Luftëtari britanik do të ndeshet me ukrainasin për herë të dytë në përpjekje për t’i rifituar titujt e më të mirit të botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO, që i humbi një vit më parë.

Boksieri ukrainas fitoi me atë rast me vendim unanim të gjyqtarisë (117-112, 116-112 dhe 115-113). “Ai do ta ketë vërtet të vështirë ta mposht Usyk, – tha Tyson. – Do të jetë e vështirë kjo, sepse ukrainasi është i shpejtë dhe e kaloi Joshua me goditjen e tij.

Joshua duhet të mësojë se si të merret me goditjen e tij. Kjo është e vetmja gjë që ai nuk mundi ta përballonte. Ishte e qartë, anglezi nuk mundi ta përballonte goditjen dhe lëvizjet e kundërshtarit.

Ai është një grushtues i fuqishëm, por nuk është aq i saktë. Duhet të jesh i saktë kundër një djaloshi të tillë, sepse ai lëviz shumë. Do të duhet ta lodhësh, ndryshe nuk e mposht dot Usyk.

Nuk mjafton thjesht ta godasë. Joshua duhet të rrisë ritmin, vetëm pak, jo shumë. Ai ka shumë potencial”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit