Mike Tyson tremb rivalët: Jam në formë, kam humbur 30kg në 3 muaj

8 Korrik 2020
10:51
Gentian Spiri

Boksieri Mike Tyson ka postuar një tjetër video të përgatitjes së tij për një rikthim në ring. 54-vjeçari ka konfirmuar se ndodhet në formë të mirë dhe se ka humbur rreth 30 kilogramë që kur ka nisur stërvitjen, duke shpresuar që të jetë gati ditën që do të ngjitet në ring.

Tyson u shpreh se aktualisht peshon rreth 100 kilogramë. Kjo është pesha e tij optimale, krahasuar me kohën kur dominonte në ring në divizionin e peshës së rëndë, rreth 20-25 vite më parë. Ndërkohë që sfida e tij e fundit daton 15 vite më parë, kur u mund nga Kevin McBride.

Në një intervistë për “Fight Hype”, boksieri amerikan tha: “Kam zbritur nga 130kg në 100kg dhe ndihem në formë të shkëlqyer. Kjo më motivon më shumë për të ecur përpara në rrugën time të rikthimit në ring”.

Ende nuk dihet se ndaj kujt do të duelojë “Majku i Hekurt”, teska përflitet për një duel të tretë me rivalin e tij të përjetshëm në ring, Evander Holyfield. Por kandidatë janë edhe mjaft boksierë të peshës së rëndë, që dominojnë aktualisht në ring në këtë Divizion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit