Milan, akoma shumë distancë me Kessie. Kuqezinjtë kanë gati zëvendësuesin

22 Janar 2022
16:58
Denis Hakanaj
back button

Corriere della Sera ka bërë një shkrim për të ardhmen e Franck Kessie, kontrata e të cilit me Milan-in skadon në qershor.

Për momentin, distanca mes kërkesës së lojtarit (8 milionë) dhe ofertës kuqezi (6 milionë) është akoma shumë e madhe.

Djalli, shkruan e përditshmja italiane, duket se e ka në dorë zëvendësuesin për sezonin e ardhshëm: francezin Yacine Adli.

Jo vetëm, milanezët po mendojnë të kthejnë për sezonin e ardhshëm edhe Tommaso Pobega, aktualisht i huazuar te Torino, ku po paraqitet shumë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit