Merkato

Milan dhe Juventus duan mesfushorin e Liverpool

Milan dhe Juventus raportohet të jenë duke ndjekur me vëmendje mesfushorin e Liverpool Fabinho, i cili e ka pasur të vështirë të ambientohet me futbollin anglez.

Sipas Sport Mediaset, Milan është interesuar për Fabinho-n, ndërsa edhe Juve po monitoron situatën e 25-vjeçarit.

Të dy klubet pritet të ndërhyjnë në merkaton e janarit për mesfushorin, me Kuqezinjtë që kanë humbur Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia për shkak dëmtimi.

Ndërsa Zonja e Vjetër do të jetë pa Emre Can për disa muaj të tjerë, edhe ai po rikuperohet nga një problem me tiroidet.

Liverpool ka paguar 50 mln euro për brazilianin gjatë verës, por ish-lojtari i Monaco-s ka luajtur vetëm tetë ndeshje me të Kuqtë në sezonin 2018/19.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Kroëd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Kroëd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Merkato