Milan dhe Leipzig në duel për talentin e PSG, Perez tërheq Realin nga objektivi!

2 Qershor 2020
12:40
Telesport
back button

Vazhdon gjuetia për Tanguy Kouassi, që në qershor do të lirohet me parametra zero dhe nuk ka rinovuar ende. Klubi i PSG, sipas “Le 10 Sport”, kërkon ta mbajë, por nuk mund t’i ofrojë dot as një vend në formacion dhe as një rrogë shumë të mirë, duke e parë thjesht si alternativë që do të rritet.

Kështu, Milani po punon prej kohësh dhe është në gjurmët e mbrojtësit, i cili është ende tepër i ri, por që pëlqehet shumë nga Moncada, shefi scout te kuqezinjtë, i cili është në komunikim edhe me Rangnick ndërkohë.

Tanguy Kouassi prefers PSG stay, his agents like AC Milan or RB ...

 

Real Madrid po ndiqte situatën me vëmendje, por në fund është tërhequr me urdhër të presidentit Perez, duke lënë kështu në garë për mbrojtësin vetëm Milan dhe Leipzig. Kuqezinjtë janë një ide që i pëlqen shumë Kouassi, teksa edhe familja e tij do të ishte e lumtur në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit