Milan, diferencën në derbi mund ta bëjë Giampaolo

18 Shtator 2019
20:24
Denis Hakanaj
back button

“Nuk do të shkojmë në luftë, do të luajmë një ndeshje futbolli”.

Ky është mendimi i Marco Giampaolo-s për derbin. Ai të shtunës në mbrëmje do të jetë i pari për trajnerin abrucez në stolin e Milan-it, por ecuria e tij si trajner në përballjet derbi është për t’u pasur zili, sepse Giampaolo nuk ka humbur asnjë në drejtim të Sampdoria-s.

Dikush mund të thotë se derbi i Milanos ka një rëndësi më të madhe dhe më shumë presion, por të fitosh një përballje si ajo e Gjenovës është po aq e komplikuar sa triumfi në San Siro dhe statistikat e trajnerit të kuqezinjve janë pothuajse perfekte: 4 fitore dhe 2 barazime, me 8 gola të shënuar, vetëm 2 të pësuar dhe 4 ndeshje pa pësuar gol nga gjashtë.  

Në ndeshjet derbi të luajtura me Giampaolo-n në stol, Sampdoria është shfaqur gjithmonë solide dhe cinike, dy karakteristika të treguara edhe nga Milan-i i tij kundër Brescia-s dhe Verona-s. Natyrisht, kundër Inter-it do të jetë një histori tjetër, edhe pse bëhet fjalë për një debutim për Giampaolo-n.  

Edhe në këtë rast, precedentët janë në favorin e tij: në sezonin e tij të parë në drejtim të Samp-it, 2016-17, ka munduar Genoa-n në fazën e parë dhe në fazën e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit