Milan do shokun e skuadrës së Osimhen, ja sa kushton

14 Tetor 2021
21:04
Denis Hakanaj
back button

Sipas Tuttomercatoweb.com, Milan ka vënë në shënjestër Paul Onuachu, sulmues 27-vjeçar i Genk.

Lojtari kërkon të ndërrojë skuadër në fund të sezonit dhe Milan po monitoron situatën.

Megjithatë, kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes ndaj interesimit të skuadrave të tjera, mbi të gjitha Inter dhe Atletico Madrid, siç ka bërë të ditur Marca.

Për lojtarin interesohen edhe Inter me Atletico Madrid, sipas Marca-s.

Çmimi i kartonit është i fiksuar në 22 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në qershorin e 2024-ës.

Onuachu, me kombësi nigeriane, është shok skuadre me sulmuesin e Napoli-t, Osimhen, në kombëtare.

Të dy mund të ribashkohen shumë shpejt në Serinë A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit