Milan dominon ndaj Salernitana-s, vazhdon mallkimi për 20-vjeçarin (Video)

4 Dhjetor 2021
15:48
Denis Hakanaj
back button

Milan duket se ka hipotekuar tri pikët kundër Salernitana-s në 45 minutata e para.

Kuqezinjtë, në fakt, e kanë mbyllur 2-0 në avantazh pjesën e parë.

Kessie ka zhbllokuar ndeshjen pas 5 minutash dhe Saelemaekers ka dyfishuar në të 18-ën.

Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për Djallin po të mos kishte qenë për super pritjen e bërë nga Belec ndaj Krunic në minutën e 42-të.

Lajmi keq për kuqezinjtë ka qenë dëmtimi i radhës i pësuar nga Pellegri në minutën e 15-të.

Sulmuesi 20-vjeçar u kthye të luante titullar në një ndeshje të Serisë A për herën e parë nga shtatori i 2017-ës, kur ishte te Genoa dhe ka luajtur titullar kundër Bologna-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit