Milan-Fabregas, një mesfushor mban “peng” spanjollin

11 Dhjetor 2018
19:04
Denis Hakanaj
back button

Siç raportohet nga “calciomercato.com”, situata rreth Cesc Fabregas është në zhvillim të vazhdueshëm.

Interesi i Milan-it për të dihet prej kohësh, por tek Chelsea nuk janë ende të sigurt për largimin e spanjollit. Maurizio Sarri e konsideron mesfushorin një lojtar shumë të rëndësishëm, pavarësisht vendeve që ai ka humbur në hierarkitë e trajnerit.

Italiani, në fakt, nuk ka ndërmend ta lërë të lirë të largohet pa marrë një mesfushor tjetër. Kështu,  në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes presidentit Abramovic dhe Fabregas, ku me siguri do të vendoset nëse lojtari do të largohet apo do të qëndrojë te klubi londinez.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit