Milan “fshin” Venezia-n dhe parakalon Inter-in, askush si Theo Hernandez në Europë (Video)

9 Janar 2022
14:20
Denis Hakanaj
back button

Milan nuk ndalet.

Kuqezinjtë kanë mundur 3-0 Venezia-n në transfertë dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Theo Hernandez, autor i një dygolëshi.

Ky ka qenë dygolëshi i tretë në Serinë A për francezin, pas atyre kundër Parma-s dhe Torino-s.

Nga momenti që luan me Milan-in (2019/20), Hernandez është mbrojtësi që ka shënuar më shumë dygolësha në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit