Milan, gati marrëveshja me Rangnick dhe yllin e Real-it

21 Maj 2020
20:51
Denis Hakanaj
back button

Milan priste sinjalet për rifillimin e kampionatit për t’u hedhur në sulm për Rangnick. Fakti se mund të mbështetet te të ardhura ekonomike të sigurta (kryesisht të drejtat televizive) i ka lejuar kuqezinjtë që të përcaktojnë buxhetin që do të vihet në dispozicion për të realizuar revolucionin që ka në mend gjermani.

Rreth njëqind milionë euro për merkaton është shifra që ka kërkuar Profesori dhe që është miratuar nga drejtuesit e fondit Elliott. Rangnick është gati të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare prej 6 milionë eurosh në sezon, duke marrë detyrën e dyfishtë të trajnerit dhe drejtuesit.

Gjermani i ka idetë e qarta. Ibrahimovic mund të qëndrojë, por do të duhet të pranojë mundësinë që të ndihmojë në përmirësimin e sulmuesve të rinj që pritet të shkojnë në Milano, si Luka Jovic i Real Madrid.

Serbi është emri i parë në listën e Rangnick, por nëse nuk do të japë garanci pas dëmtimit të pësuar kohët e fundit, Raiola i ka ofruar kuqezinjve Myron Boadu, talent 19-vjeçar holandez i Alkmaar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit